Kapen 4 kg marijuanë në Gjirokastër, 1 në pranga

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 4 kg marijuanë ndërsa në pranga ka përfunduar transportuesi i saj.

Gëzim Rrapa ishte duke udhëtuar si pasagjer në një furgon të linjës Gjirokastër- Tiranë dhe gjatë kontrollit iu gjetën në çantën e shpinës 5 pako marijuanë, gjithsej 4 kg.

Ndaj Rrapës, i cili u vu nën prangat e policisë rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.

Share Button