Kapen 30 kg marijuanë, 2 të arrestuar

30 kg marijuanë është sekuestruar nga policia e Durrësit, ndërsa kanë rënë në pranga dy persona si posedues të drogës.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar Englend Broja dhe Arjan Çupi, ndërsa lënda narkotike u gjet në mjetin e tyre.

Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

 

Share Button