Kanadaja dërgon ndihma prej 120 milione dollarë për katër shtete afrikane

Kanadaja do të ndihmojë disa vende afrikane me rreth 120 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të luftës civile, por edhe shkallës së lartë të vdekshmërisë të shkaktuar nga uria, Kanadaja do të ndihmojë popullin e Somalisë, Sudanit të Jugut, Jemenit dhe Nigerisë.

Ahmed Hussen, ministri për Migrim i Kanadasë ka konfirmuar se me 120 milionë dollarë do të përpiqen të ndihmojnë banorët e këtyre vendeve ku uria çdo dite merr jetë njerëzish.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të lejojnë kalimin e ndihmave humanitare në katër shtetet afrikane. Hussein shpjegoi se për shkak të konfliktit në këto vende, një numër i madh i njerëzve kanë mbetur pa strehë dhe se ata janë në “gjendje të tmerrshme”.

“Ata u detyruan të lëshojnë edhe fermat dhe kafshët nga të cilat mbijetonin. Në këtë mënyrë kanë humbur mundësinë kryesore për ushqimin e familjeve”, tha Hussen.

Sipas tij, në Nigeri do të dërgohen paketa humanitare me vlerë prej 27 milionë dollarë, në Somali 21 milion dollarë, në Sudanit e Jugut 37 milionë dollarë dhe në Jemen 34 milionë dollarë.

OKB-ja në fillim të muajit tha se banorët e këtyre vende janë ballafaquar me krizën më të madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe deri në korrik nevojitet grumbullimi i 4.4 miliardë dollarëve me qëllim të tejkalimit të problemeve dhe zgjidhjes të krizës së urisë.

Share Button