Kalin: Në shoqëritë perëndimore ende ekziston eurocentrizmi

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, ka thënë se shoqëritë perëndimore nuk e kanë tejkaluar eurocentrizmin, duke shtuar se ata shikojnë në fusha ta ndryshme përmes perspektivës eurocentrike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shoqëritë perëndimore ende nuk e kanë tejkaluar eurocentrizmin. Ata e shikojnë botën, kulturën, politikën, shoqërinë, ekonominë dhe sportin përmes perspektivës eurocentrike. Unë mendoj se botëkuptimi eurocentrik i formës që përkufizon Evropën si qendër të çdo gjëje, qendër të vlerave dhe që përkufizon universalitetin, racionalitetin, lirinë dhe individualizmin si vlera të Evropës, në fakt, sipas meje, e zvogëlon horizontin e evropianëve”, ka thënë Kalin gjatë një aktiviteti të nënshkrimit të librit të tij “Unë, tjetri dhe e përtejshmja”.

Duke folur edhe për islamofobinë, racizmin, ksenofobinë dhe çështjen e refugjatëve që kanë marrë hov në Evropë kohëve të fundit, Kalin tha se këto fenomene në Evropë dhe qëndrimi i evropianëve kundrejt pakicave muslimane tregojnë se sa mund të thyhen vlerat themelore siç janë pluralizmi, multikulturalizmi, demokracia dhe transparenca.

Ai theksoi se shoqëritë evropiane kanë filluar të lëvizin me refklekse të tjera kur bëhet fjalë për pakicat muslimane.

“Lus Zotin që ky libër të jetë i dobishëm për lexuesin, që ai të kuptojë prapavijën historike të këtyre temave dhe filozofinë e tyre”, shtoi Kalin.

Share Button