Kalifornia në zjarr, evakuohen 20 mijë persona

Shumë pjesë të rajonit të Kalifornisë po shkatërrohen nga zjarret që përhapen me shpejtësi dhe që kanë vrarë të paktën 10 persona, transmeton Klan Kosova.

Të prekura janë kontetë e Napa-s, Sonoma dhe Juba, të njohura për prodhimin e verës. Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë luftën për shuarjen e flakëve.

Kreu i Departamentit për Mbrojte nga Zjarri në Kaliforni Kim Pimlott tha se rreth 1500 godina ishin shkatërruar.

Share Button