Kakavijë, kapen 60 klandestinë, mes tyre gra edhe fëmijë

Policia kufitare ka bërë të mundur ndalimin e 60 shtetasve të huaj në Kakavijë të cilët janë futur ilegalisht në brendësi të territorit shqiptar.

Policia bëri të ditur se ndalimi i tyre u bë rmbreme në vendin e quajtur fushat e fshatit Radat.

Shtetasit e ndaluar janë nga Siria, Sudani dhe Eritrea, të cilët kanë hynë në territorin shqiptar në mënyrë ilegale nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me destinacion Malin e Zi e më pas një nga vendet e BE-së.

 

Share Button