Kakavijë, kapen 45 kg kanabis, pranga transportuesit

Policia kufitare ka sekuestruar sot 45 kg kanabis sativa në Kakavijë ndërsa është arrestuar edhe një 27-vjeçar, transportues i drogës.

Droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit që drejtohej nga 27-vjeçari Ermal Ndreu, i cili u arrestua nga forcat blu.

Nga hetimet paraprake, mësohet se droga, e ndarë në 45 pako, ishte blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion Athinën.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Ndreu ishte nën vëzhgim prej kohësh, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Share Button