Kakavijë, kapen 12 klandestinë nga Eritrea dhe Sudani

12 klandestinë nga Siria dhe Eritrea janë ndaluar sot në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës.

Klandestinët u kapën në zonën e quajtur fusha e Dropullit, ndërsa mësohet se kishin kaluar kufirin gjatë natës.

Sipas policisë kufitare destinacioni i tyre ishte Mali i Zi.

Ndërkaq dy ditë më parë 22 klandestinë të tjerë po nga Siria dhe Eritrea u kapën në afërsi të fshatit Glinë, pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin shqiptar.

 

 

Share Button