Kafeja dëmton më shumë kur pihet bashkë me duhanin

hkaku i konsumimit të kafesë dhe duhanit bashkërisht në shumicën e rasteve janë tradita shoqërore. Kur nikotina dhe kafeina merren bashkërisht në tru formohet një zinxhir vartësie që ndikon njëri-tjetrin. Për këtë arsye personat që lënë duhanin nevojitet të kufizojnë edhe konsumimin e kafeinës së tepërt.

Krijon vartësi

Kur nikotina dhe kafeina bashkohen mundësia e krijimit të vartësisë është më e tepërt. Në Shqipëri konsumimi i kafesë është mjaft i përhapur. Mirëpo në rast se në një ditë merren më shumë se 700 mg kjo mund të krijojë vartësi. Ndërsa kjo do të thotë se është e barabartë me 2-3 filxhanë kafe. Shprehja e vartësisë tek personat nis me fjalinë “Nuk mund të zgjohem pa pirë kafe” dhe gjatë gjithë ditës vazhdon të konsumojë pije me kafeinë në të gjithë kohët e lira të tyre.

Kur nuk merret në sasinë e duhur atëherë shkaktohet dhimbje koke, lodhje, pagjumësi ose gjendje gjumi, mungesë përqendrimi dhe mungesë performance në punë. Bashkë me këta mund të shihen edhe probleme serioze të shëndetit ashtu si depresioni, fillimi i ulçerës dhe rrahjet e shpeshta të zemrës. ©Frekuenca.com

Share Button