Kadri Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Në seancën konstituitive të mbajtur sot në Kosovë, Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Kandidatura e Veselit, e propozuar nga Enver Hoxhaj, ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve. Ajo është votuar me 62 vota pro dhe 52 kundër.

Ndërkohë, në këtë seancë janë zgjedhur edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti, Aida Dërguti dhe Kujtim Shala.

Mbajtja e seancës është rezultat i marrëveshjes së arritur orët e vona të së mërkurës mes liderëve të PDK, AAK, Nismës, AKR, përfaqësuesve të Listës Serbe dhe pakicave të tjera.

Share Button