Ka disa mënyra për të eleminuar plakjen e shpejtë

Cilat janë gjërat që në vërtetë të rrisin moshën?

Duke e ditur, i jep mundësi vetes edhe për t’i luftuar. Kush e dinte që jeta e qytetit mund të nxiste plakjen? Hidhini një sy listës.

Takimet stresuese: Prezantimet dhe takimet me njerëz të ndryshëm mund të të plakin. Orët e gjata dhe të lodhshme, përpjekjet për të rënë në marrëveshje nga më të ndryshmet, bëhen të lodhshme në fund të ditës dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në lëkurë. Sapo kjo bëhet e shpeshtë, lëkura fillon të ndryshojë ngjyrë, madje edhe të tregojë vazhdimisht lodhje.

Ekrani i kompjuterit:Sa herë gjendesh para kompjuterit dhe mendon që gjatë 8 orëve të ditës nuk do t’i shpëtosh dot dritës së tij, kjo është vërtet shkatërruese edhe për lëkurën.

Jeta e qytetit:Njerëzit që jetojnë në qytet plaken 10 për qind më shpejt se ata që jetojnë në periferi apo në fshat. Kjo për shkak të ajrit të ndotur, i cili i vret proteinat që e mbajnë fytyrën të freskët.

Puna deri në 4 pasdite: Është një ditë e gjatë dhe e lodhshme, jashtë mund të jetë errësirë (në dimër) dhe ndoshta ke nevojë për të rritur nivelin e sheqerit pas 8 orëve punë.

Dushi i mëngjesit:Është momenti gjatë të cilit të duhet të vraposh për të arritur orarin. Dushi është mënyra më e mirë për të nisur ditën, por mjaft i dëmshëm për lëkurën, sepse pasi ke bërë një dush me ujë të ngrohtë dhe më pas del në ajër të freskët apo të ftohtë, fytyra krijon tharje.

Share Button
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com