Juve-Barça, shiten në pak orë të gjitha biletat

Rrugëtimi i Juventusit drejt finales së shumëdëshiruar në Champions League ka përpara një pengesë serioze si Barcelona, skuadër të cilën donin ta evitonin thuajse të gjithë në short, por që fati ia pasoi bardhezinjve.

Në sfidën e Torinos, ndaj formacionit katalanas pritet një dyndje masive e tifozëve.

Më 11 prill, në “Juventus Stadium” zbarkon skuadra “blaugrana” dhe nuk mund të ishte kërkesë më e madhe për biletat, sesa 90-minutëshi i parë ndaj Lionel Messit e Neymarit. Biletat e fundit të disponueshme u shitën në pak orë dhe pritet që në Champions, tifozët bardhezinj të ofrojnë një koreografi spektakolare.

Përveç shitjes së shpejtë të biletave për çdo vend në impiantin unik torinez, është thuajse i sigurtë një rekord i ri fitimesh për “Juventus Stadium”.

Xhiroja totale do të shkojë në më shumë se 3 milionë e 305 mijë euro, që ishte dhe rekordi i vendosur në gjysmëfinalen e bardhezinjve ndaj Realit të Madridit në vitin 2015, ajo që më pas i hapi rrugë finales së madhe të Berlinit.

Share Button