Justin Timberlake triumfon në BMA

Justin Timberlake ishte fituesi kryesor në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Billboard Music Awards 2014’, ndërkohë që “Imagine Dragons” rrëmbyen pesë trofe. Në evenimentin e zhvilluar në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, këngëtari amerikan, mes tjerash, fitoi çmimin e Artistit më të mirë dhe Artistit mashkull më të mirë. 33-vjeçari nuk ishte i pranishëm në ceremoni, por u shfaq drejtpërdrejtë në ekran nga turneu. Rokerët “Imagine Dragons” morën pesë çmime, mes tyre për Artistin më të mirë rok dhe Albumin më të mirë rok. Në këtë eveniment performuan Jennifer Lopez e Pitbull që prezantuan këngën për Kampionatin Botëror, “Ole Ola”, pastaj Miley Cyrus, Katy Perry, Iggy Azalea, madje edhe Michael Jacksoni përmes hologramit.

Share Button