Ju zë makina? Ja si ta shmangni këtë dukuri me këta përbërës natyral

Njihuni me disa mënyra natyrale si të shpëtoni nga përzierjet e stomakut kur jeni në avion, makinë apo anije:

1. Përdorni një erëz të njohur me emrin “Muskat”. Në momentin që ndjeni përzierje merrni pak muskat dhe vendoseni poshtë gjuhës. Muskati ka veçori qetësuese dhe ekuilibruese . Kur ta vendosni poshtë gjuhës ai do të përhapet menjëherë shumë shpejt në enët e gjakut.

2. Pini çaj Xhenxhefili. Nëse ju zë makina apo avioni atëherë pini pak çaj Xhenxhefili . Nëse në avion nuk ka çaj zenxhefili atëherë merreni me vete dhe përgatiteni vetë pasi të keni kërkuar një gotë ujë të nxehtë nga stjuardesa e avionit. xhenxhefili ka efekte natyrale në zhdukjen e përzierjeve të stomakut. Mund të përdorni dhe kapsula xhenxhefili.

3. Mishi dhe djathi janë ushqime të mira para fluturimit. Qëndroni larg ushqimeve me sheqer apo karbohidrate para se të hipni në avion. Sepse ata ndikojnë në rritjen e adrenalinës. Dhe kështu të shtojnë frikën ndaj avionit dhe krizat e frikës.

4. Mendra dhe vaji i mendrës janë një ilaç shumë i mirë ndaj përzierjes së stomakut. Para se të hipni në avion merrni me vete një shishe të vogël me vaj mendre. Nëse nuk keni mundësi atëherë përdorni çamçakizë me mendër.

5. Pini ujë me akull. Thithja e akujve në ujë qetëson stomakun dhe pakëson acidet të cilat mund të shkaktojnë përzierje të tij.

6. Uluni afër dritares. Kur të merni biletën kërkoni të uleni nga ana e dritares.

7. Kujdes, kur të uleni në vendin tuaj në avion apo makinë kërkoni kanalin e ajrosjes mbi kokë. Tregohuni të kujdesshëm që ajri të fryjë drejt fytyrës suaj. Një oksigjen i tepërt do të parandalojë përzierjen e stomakut./Albeu.com

Share Button