Ju bie bateria shpejt? Fshini aplikacionin e Facebook-ut

Përdoruesit e Android mund të rrisin jetëgjatësinë e baterisë së tyre deri në 20% vetëm nëse fshijnë aplikacionin e Facebook nga telefoni i tyre.

Facebook është aplikacioni që përdoret më së shumti nga përdoruesit dhe fatkeqësisht edhe njëri prej shpenzuesve më të mëdhenj të baterisë suaj.

Pra, duke fshirë këtë aplikacion ju jo vetëm se do të rrisni jetëgjatësinë e baterisë, por telefoni juaj do të punojë edhe më shpejtë.

Kjo gjë tashmë është vërtetuar nga shumë përodrues të Android, të cilët kanë dëshmuar edhe online për ndryshimin e dukshëm në telefonin e tyre.

Nëse vendosni të fshini aplikacionin e Facebook, atëherë si alternativë do të keni Facebook në Chrome. Ndërkohë, mund të mbani Messeneger, pasi nuk dobëson baterinë e telefonit tuaj.

 

Share Button