Joe Biden viziton Ukrainën

Zv/presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një vizitë dyditore në Ukrainë, gjatë së cilës do të takohet me zyrtarët e qeverisë ukrainase dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile, për të diskutuar rreth krizës që ka përfshirë vendin kohët e fundit.

Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi, ka bërë me dije se Biden do të diskutoj në Ukrainë rreth përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për stabilizimin e situatës si dhe do të ketë diskutime me qëllim të forcimit të ekonomisë ukrainase.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden gjatë këtyre takimeve, do të diskutoj edhe për reformën kushtetuese, procesin e decentralizimit si dhe rreth zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 25 maj.

Gjatë ditës së martë, Biden në Kiev, pritet që të takohet me presidentin ukrainas, Oleksandr Turchynov, si dhe me kryeministrin Arseniy Yatsenyuk.

 

 

 

 

Share Button