“Jezusi nuk është biri i Zotit”, bibla 1500- vjeçare

Një libër që mendohet se është Bibla më e vjetër që mund të ketë ekzistuar ndonjëherë, i zbuluar në Turqi, pretendon se Jezusi nuk është biri i Zotit. Bibla është shkruar me dorë me shkronja ngjyrë ari mbi në lëkurë të zezë dhe në gjuhën e vjetër arameje, gjuhë me të cilën është shërbyer edhe Jezu Krishti.

Libri i quajtur “Bibla e re” që është rreth 1500-vjeçare, dhe ka në brendësi të saj ligjërimin dhe predikimin e Shën Barnabasit. Qeveria e Turqisë këtë libër e ka zhvendosur në një nga muzetë, nën shoqërimin e forcave të mëdha të policisë.

Mësohet se edhe Vatikani ka shprehur interesin e tij për ta lexuar këtë bibël, pasi Shën Barnabasi ka qenë një nga nxënësit e Jezu Krishtit. Në Ungjillin e tij ai thekson se Jezusi kurrë nuk është kryqëzuar. Ai në vend të kësaj thekson se Jezusi ka fluturuar në qiell derisa ka qenë gjallë dhe se Juda është ai që është kryqëzuar në vend të tij në kryq.

Por ajo që është më e rëndësishmja është se në këtë Bibël thuhet që Jezusi nuk është bir i Zotit, por është vetëm profet që ka predikuar dhe përcjellë fjalët e Zotit. Ky është një libër i cili ka vlerë 28 milionë dollarë.

Share Button