Jetesa e heshtur e personave me aftësi të kufizuar

Jeta i ka të gjitha ngjyrat, por ndonjëherë kthehet në bardh e zi për personat me aftësi të kufizuar. Vështirësi për të bërë një jetë normale, nevoja gjatë gjithë kohës për një person që ta ndihmojë për lëvizje bazike, probleme për të gjetur një punë, janë vetëm disa nga shqetësimet e personave me aftësi të kufizuar.

Ndaj për të ngritur këtë problematikë emisioni “Sondazh” trajtoi këtë temë për t’i ardhur sado pak në ndihmë këtyre personave. Duke filluar që në fillim të javës ndjekësit e Radio Kontakt patën mundësi të merrnin pjesë në sondazh duke dhënë mendimin e tyre. Pyetja isjte se cilat ishin problemet më madhore të personave me aftësi të kufizuar. Nga rezultatet e sondazhit rezultoi se rreth 41.2% e pjesëmarrësve mendonin se problemi më i madh i këtyre personave është pamjaftueshmëria e asistencës sociale që i paguam shteti. Ndërsa rreth 23.5% ishin te mendimit se gjetja e një pune është shumë e vështirë për personat me aftësi të kufizuar.

Për të shpjeguar më saktë këtë fushë, i ftuar në studio ishte Andi Bregu aktivist i mbrojtjes të së drejtave të personave me aftësi të kufizuar. Andi tregoi se çdo paaftësi mendore, fizike apo /dhe shqisore, e bën një person të mos jetë i aftë të bëjë një jetë normale. Nëse prindërit shikojnë tek fëmija e tyre një problematikë të tillë, duhet t’i drejtohen institucioneve përkatëse të cilat nga aspekti psiko-mjeksor bëjnë vlerësimin e rastit. Pas vlerësimit, përcaktohet sa do jetë edhe shuma e asistencës sociale që do marrin çdo muaj. Asistenca e dhënë në para nuk është e mjaftueshme për këta persona. Madje nuk kanë nevojë vetëm për para, por edhe për një person specifik i cili duhet të kujdeset për të. Edhe pse në realitetin tonë, këtë person e realizon një i afërm, ai nuk mund të krahasohet me një specialist të fushës. Në këtë mënyrë personi me aftësi të kufizuar nuk mund të përparojë.

Po ashtu, gjatë emisionit u trajtua dhe çështja e punësimit. Sipas ligjit, çdo kompani e cila ka më shumë se 25 persona të punësuar, 1 prej tyre duhet të jetë me aftësi të kufizuar. Pavarësisht ekzistencës së ligjit nuk shohim zbatueshmëri të tij. Ndaj u këshillua që duhen rritur mekanizmat për kontrollin e zbatimit të ligjit apo dhe dënimi i atyre kompanive që nuk e realizojnë këtë detyrim.

Nuk u la pa përmendur që dhe infrastuktura duhet të jetë e përshtatur për ta lehtësuar lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar. Me këtë nënkuptohet trotuarë të ulët, rrugë të specifike për përdoruesit të karrigeve me rrota apo për të verbërit etj.
Në fund të emisionit u dhanë këshilla kryesisht për prindërit të cilët janë ata që nuk duhet të anashkalojnë ndonjë paaftësi të fëmijës së tyre por t’i drejtohen specialistëve. Dhënia e ndihmës në kohë mund të përmijësojë situatën dhe mund ta aftësojë më tepër për jetën. Të jësh apo te kësh një peson në familje me aftësi të kufizuar nuk është turp por përkushtim. Sigurisht që ka institucione publike që vijnë në ndihmë të këtyre rasteve por edhe OJF që operojnë krejtësisht falas. Heshtja dhe jetesa brenda mureve nuk është zgjidhje!

23140372_1596449173753295_1048532962_n

Share Button