Jennifer Lopez: Do këndoj në Kupën e Botës

Para disa ditësh u përfol se Jennifer Lopez nuk do të ishte e pranishme në ceremoninë zyrtare të hapjes së Kupës së Botës “Brazil 2014”.
Por, këngëtarja postoi një foto në Instagram teksa lajmëronte mbërritjen në aeroport dhe pjesëmarrje në himnin zyrtar të “Brazil 2014”. Ajo konfirmoi se është “një nder dhe detyrim për mua që të jem e pranishme”. “Jennifer Lopez gjithmonë ka dëshiruar të jetë pjesë e ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës. Ne po mundoheshin të punonim mbi anën logjistike të performancës. Çdo deklaratë tjetër ka qenë e parakohshme. Artistja nuk do të dëshironte të zhgënjente fansat e saj që janë fansa edhe të futbollit. Ajo do të jetë e pranishme”, thuhet për MailOnline.  Më 17 qershor pritet të dalë në treg albumi i fundit A.K.A., i artistes Jennifer Lopez .

Share Button