Jeni të zemëruar? Mos flisni shumë

Nuk duhet të filloni një grindje kur jeni të nervozuar, sepse mund të shprehni gjëra që nuk i mendoni me të vërtetë, por që lëndojnë tjetrin.

Por, për shkak të mënyrës se si funksionon truri ynë, ne jo vetëm që kemi më shumë gjasa për të humbur kontrollin e sjelljes gjatë zemërimit, por gjithashtu humbasim edhe kontrollin e atyre që besojmë.

Profesori Galen Bodenhausen, një profesor psikologjie, ka ekzaminuar pyetjen nëse njerëzit e nervozuar dhe ata të trishtuar i shohin situatat shoqërore ndryshe.

Zbulimet treguan se kur një person është i zemëruar, një zënkë kthehet kundër personit dhe jo kundër situatës. Ju ndoshta e dinit se zemërimi ju errëson aftësinë për të arsyetuar. Kjo funksionon sipas një mënyre shumë interesante.

Duket se zemërimi ju hap një kanal direkt me stereotipat, instinktet dhe bazimin te besëtytnitë, gjë që jo vetëm ju nxjerr nga sjellja e mirë, por ju çon drejt fjalëve që nuk i besoni me mendjen tuaj.

Nëse grindeni me personin tuaj të afërt kur jeni të zemëruar, opinioni juaj për atë njeri ka disa grimca mungese të informacionit dhe që nuk mund t’i besoni. Përpiquni ta shmangni sa më shumë marrjen e vendimeve kur jeni të zemëruar.

Po ashtu, mos lejoni që kjo t’ju bëjë të arrini në përfundime për një person, sepse në të vërtetë ju nuk po i bëni llogaritë në bazë në informacionit të saktë që keni për të, por në bazë të ndjenjave tuaja të zemërimit.

 

Share Button