Ortek në Japoni, zhduken 3 nxënës

Autoritetet japoneze kanë njoftuar se gjashtë nxënës të shkollave të mesme janë gjetur pa ndjenja pasi u mbuluan nga orteku në një qendër skijimi në pjesën qendrore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 09.20, në prefekturën Tochigi, në pjesën qendrore të Japonisë.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se tre nxënës kanë pësuar lëndime, ndërsa për dy nxënës tjerë dhe instruktorin e tyre vazhdojnë kërkimet.

Mediat japoneze njoftoi se viktimat ishin pjesë e një grupi prej 50 nxënësve të cilët kishin dalur për alpinizëm në veri të Tokios.

Share Button