Jahjaga vazhdon konsultimet për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vazhdon sot konsultimet me përfaqësuesit e të gjitha partive politike në vend, si dhe me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, për përcaktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlameneare në Kosovë.

Këto bisedime pasojnë shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës të mërkurën.

Partitë politike janë shprehur se data e zgjedhjeve të jetë 8 ose 15 qershori.

Jahjaga më herët ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend duhet të jenë të lira, të drejta, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse.

Ajo ka thënë se vota e qytetarit të Kosovës duhet të jetë e sigurt dhe e garantuar.

Share Button