Nuk ju del gjumi në mëngjes, ja zgjidhja

Për të gjithë ju që jeni gjumashë dhe e përjetoni gjumin e mëngjesit, tashmë vjen zgjidhja.

Microsoft ka krijuar aplikacionin ‘Mimicker Alarm’, i cili mund të fiket vetëm nëse përdoruesit kryejnë një nga detyrat që i kanë vendosur vetes.

Nëse vendosin alarmin në darkë, përdoruesit duhet të zgjidhin tre detyra, që duan të kryejnë.

Si fillim mund të zgjedhin të shkrepin një selfie me një mimike të caktuar të fytyrës, një foto të një objekti me ngjyrë të kuqe ose të thonë një shprehje të gjatë.

E vetmja mënyrë për të fiku alarmin për gjumashët është duke kryer të gjithë këto detyra brenda një limiti të caktuar, përndryshe alarmi do të vazhdoj me zilen bezdisëse.

Share Button