Ja vendet më paqedashëse në botë

Global Peace Index, gjatë një rankimi të nisur që në vitin 2007 po bën rangimin e kombeve dhe rajoneve më paqedashëse në botë. Edhe pse mund të thuhet se bota nga dita po bëhet gjithnjë e më luftarake, këto dhjetë vende shquhen me mungesë agresiviteti. Sipas këtij raporti rezulton se popujt më paqësor në botë janë;

Danimarka
Danimarka gjendet në kreun e listës për faktin se përfaqëson njërin nga vendet më të sigurta të botës për jetë. Edhe pse Kopenhaga një kohë të gjatë ka qenë nën pushtimin nazist, vendi, që nga pas lufta nuk është përfshirë në konflikt, transmeton Koha.net. Banorët e Danimarkës më shumë fokusohen në avancimin ekonomik se sa në përfshirjen në konflikte të armatosura. Veç kësaj, ata janë shumë prirur për paqe, të hapur dhe të gatshëm për të ndihmuar.

Norvegjia
Norvegjia, sipas GPI-së është njëri nga vendet më të sigurta në botë për jetë, shtet në të cilin të drejtat e njeriut janë në nivelin më të lartë, e qeveria prioritet të parë të vetin e ka paqen.

Singapori
Si anëtar aktiv i bashkësisë ndërkombëtare, dhe në radhë parë si komb i vogël, Singapori nuk do të ketë probleme paqësore. Që nga shpallje e pavarësisë në vitin 1965 Singapori ka punuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore por edhe në rritjen e stabilitetit ekonomik dhe të pavarësisë energjetike.

Sllovenia
Sllovenët gjenden në majë të listë së vendeve më të sigurta në botë. Sipas shkallës së krimit të organizuar, pranisë së dhunës dhe në konflikte të jashtme, Sllovenia është anëtare e OKB-së e pozicionuar lartë e sigurinë që ua ofron qytetarëve të vet.

Suedia
Një nga vendet më të bukur të Skandinavisë, Suedia, edhe pse bën pjesë ndër vendet që më së shumti eksporton armë në Evropë, ka shkallë të ultë vjedhjesh e plaçkitjesh. Suedia nuk ka marrë pjesë në asnjë konflikt tash e dy decenie.

Islanda
Islanda gjithmonë ka qëndruar anash konflikteve të mëdha. Edhe pse para dy vjetësh bankat e këtij vendi patën kolaps financiar, gjendja në vendi mbeti krejtësisht e qetë.

Belgjika
Ky shtet është anëtar i BE-së dhe i NATO-s. Edhe pse kështu, Belgjika shumë pak ka qenë e përfshirë në konflikte. Me shumë qytete mesjetare, ky vend është parajsë për turistet.

Çekia
Që nga shkëputja nga Bashkimit Sovjetik dhe që nga ndarja nga Sllovakia, Çekia punon për zhvillim ekonomik e qëndrueshmëri paqeje.

Zvicra
E njohur për nga djathi, orët, bankat e thikat, Zvicra është shtet shumë stabil me shkallë shumë të ultë konfliktesh dhe të krimit ë Evropë.

Japonia
Që nga Lufta e Dytë Botërore, Japonia nuk ka hyrë në konflikte e shkalla e kriminalitetit ka arritur në minimum.

Share Button