Ja ushqimet më të mira në stinën e dimrit

Uji dhe toka, sipas mjekësisë tradicionale kineze, janë elementët e domosdoshëm për shndërrimin dimëror të organizmit.

Kjo traditë e vjetër kulturore thekson për shembull se i ftohti i than indet e trupit të njeriut njësoj siç ndodh me natyrën dhe tokën, bimët, pemët që zhvishen nga gjethet, borën që mbulon dhe than gjithçka.

Po ashtu, edhe në Perëndim, mjekësia e manastireve dhe e traditave shihte natyrën gjatë dimrit dhe e dinin se të njëjtat fenomene ndodhnin edhe me organet tona të brendshme, qelizat, indet.

Në dimër, ushqyerja është shumë e rëndësishme për të ndihmuar metabolizmin dhe për të riaktivizuar mbrojtjet imunitare. Një lugë argjilë të gjelbër në mëngjes dhe darkë (para vaktit) ka funksionin e rimineralizimit të “tokës sonë të brendshme”. Dikur fermerët e vjetër shkonin në pyll dhe mblidhnin dhe (tokë) të njomë që të mbulonin rrënjët e bimëve të gjelbra, si bredhi, pisha, dafina, etj.

Pra, në tryezën tuaj nuk duhet të mungojë spinaqi, brokoli, lakra, prasi, sallata, zarzavate, të cilat e pasurojnë organizmin me acid folik. Janari është muaji ku kemi nevojë jo vetëm për energji, por edhe për kripëra minerale, magnez, kalcium, hekur: në këtë rast shumë i rëndësishëm është mëngjesi, që në pjesën më të madhe të rasteve përveç konflekseve duhet të konsumohen edhe fruta të thata (arra, lajthi, bajame, stika, etj.).

Duke marrë vetëm disa kokrra prej secilës keni siguruar kripërat mineralet që ju duhen për të gjithë dimrin.

Share Button