Ja si të veprojmë që foshnja të shpëtojë nga dhimbjet e barkut

Përpos ushqyerjes me gji, në të shumtën e rasteve shfaqen të ashtuquajturat ngërçe apo shtërzime barku. Ngërçet në stomak paraqiten pasi bebja t’i ketë mbushur dy javë të jetës së saj dhe rëndom zgjasin deri në muajin e tretë ose të gjashtë, e ndonjëherë edhe deri në plot një vit.

Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e bebes, janë të parrezikshme dhe konsiderohen si gjendje normale. Shkaku i ngërçeve në stomak është i panjohur edhe sot e kësaj dite. Njëri prej shkaktarëve të kësaj dukurie konsiderohet papjekëshmëria e mjaftueshme e sistemit enzimatik dhe çrregullimi në nivelin e nyjave neuromuskulare.

Mbas lindjes bebja merr qumështin e nënës me dendësi të caktuar si dhe me kaloritë përkatëse gjë që shkakton probleme në tretjen e ushqimit të marrë. Te foshnja në këto raste paraqiten disa lëvizje në formë të ngërçeve në zorrë të cilat përpiqen ta shtyjnë ushqimin. Këto ngërçe të zorrëve shkaktojnë dhembje mjaft të mëdha prandaj edhe foshnja qan me zë mjaft të lartë.

Mbajtja e drejtë e bebes me rastin e dhënies gji mund t’i zbusë ngërçet në stomak. Nëna duhet të zërë pozitë të rehatshme dhe të shtrihet dhe që fëmijën t’ia afrojë gjirit (jo të përkulet mbi beben). Foshnja duhet të kapë thithën e gjirit dhe sipërfaqen përreth, kështu që e tërë goja t’i mbushet me sisë, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia që të thithë ajrin.

Mbas dhënies gji foshnja duhet patjetër të ngrihet në mënyrë që të gogësijë. Më së miri është që të vihet në krahërorin e së ëmës në anën e krahut (koka e foshnjës duhet të jetë mbi krahun e së ëmës).

 

Share Button