Ja si të shpëtojmë nëse bie makina në ujë

Sipas një trajneri që merret me trajnimin e shumë persona se si të shpëtojnë nga automjetet që bien në ujë, i cili shpjegon se ekzistojnë disa rregulla që ju ndihmojnë për të dalë nga një situatë e tillë. disa nga këto rregulla janë;

Mos thirrni policinë ose emergjencën pa dalë njëherë nga makina
Kjo për shkak se do të shpenzoni kohë duke e kërkuar celularin, duke thirrur numrin dhe më pas duke pritur në linjë. “Koha është shumë e rëndësishme”, thotë Geisbrecht. “Nëse e prekni celularin, ka shumë gjasë që të jeni të vdekur shumë shpejtë”.

Hiqni rripin
Duket e thjeshtë por shpesh shumica e njerëzve harrojnë ta bëjnë këtë duke tentuar që ta thërrasin policinë ose emergjencën.

Mos e hapni derën
Duke e hapur derën ju do të lejoni ujin që të futet brenda shumë shpejtë dhe do ta bëni procesin e zhytjes më të shpejtë. Do të keni vetëm 30 sekonda kohë para se uji të arrijë bazën e dritareve. Kjo periudhë quhet “periudha e qëndrimit pezull”, pas së cilës uji do të krijojë shtypje me gjithë forcën e tij dhe do të thyej xhamin e dritareve.

Mund të vini në një situatë ku detyroheni të thyeni dritaren
Shumë automjete moderne kanë dritare elektronike të cilat mund të dëmtohen nga uji para se të keni shansin për t’i hapur. Në këtë rast të veçantë, ju duhet shpejtë ta hapni pak dritaren sapo të keni rënë në ujë dhe ta thyeni xhamin – dhe të dilni nga makina përmes dritares.

Share Button