Ja si ta pastroni fytyrën para se të flini

Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe është e rëndësishme për të respektuar disa rregulla çdo natë:

Pastro duart në fillim – Nëse duart nuk janë të pastra, një numër bakteresh bëhen shkak për të qarkulluar edhe në fytyrë. Këshillohet sapun antibakterial.

Pastro grimin me pambuk – Pastro grimin me pambuk që të kesh fytyrë të patër.

Laje fytyrën me ujë të ngrohtë – Nëse e lan fytyrën me ujë të ftohtë, atëherë poret mbyllen duke bërë kështu që pastrimi të mos jetë i thellë. Por edhe uji shumë i ngrohtë e than shumë lëkurën. Ndaj këshilla është pak i vakët.

Përdor produktin për pastrim – Mjafton vetëm një pikë nga produkti dhe me lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave bëj edhe një masazh duke ndihmuar qarkullimin e gjakut në fytyrë.

Përdor një peshqir të pastër – Një peshqir i lagur i butë është ideal për të fshirë lehtësisht fytyrën. Fillo nga balli, hunda, mjekra dhe faqet. Mos përdor forcë, qëllimi është vetëm të heqësh qelizat e vdekura.

Shpëlaje fytyrën – Këtë herë shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë, pastaj fshije sërish lehtë me peshqir për ta tharë lagështirën nga fytyra.

Pastro grimin e syve – Pastro sytë me produktin për pastrimin e fytyrës, nëse ka mbetur lapsi apo rimeli që mund të shkaktojnë irritime.

Share Button