Ja si ta kuptoni nëse jeni anemik

Disa nga shenjat paralajmëruese të anemisë:

Ndjeheni të rraskapitur dhe të dobët
Sipas Niket Sonpal, mjek dhe asistent i mjekësisë klinike, mungesa e hekurit si komponent i rëndësishëm i hemoglobinës shkakton lodhjen. Mungesa e hekurit bën që të keni fuqi të ngriheni nga shtrati, por do të ndjeheni të rraskapitur për të përfunduar detyrat e ditës.

Keni preferenca të çuditshme për gjëra që nuk janë ushqim
Njerëzit të cilët janë anemikë mund të zhvillojnë një sindromë të quajtur pica, e cila shkakton dëshira të çuditshme për të ngrënë objekte që nuk janë ushqim, si pluhuri, akulli, ose balta, shpjegon Sonpal.

Keni dhimbje koke ose ndjeheni të trullosur                                                                     Dhimbja e kokës dhe marramendja mund të jenë simptoma të anemisë.
“Kjo ndodh nga mungesa e oksigjenit në tru”, thotë Sonpal dhe ndonjëherë përcillet me alivanosje.

Rrahjet e zemrës i keni të parregullta
Rrahjet e parregullta të zemrës, ose shkalla e rritur e të rrahurave të zemrës ndodh kur trupi juaj përpiqet të kompensoj mungesën e energjisë.

Mbetni pa frymë
Kur organet tuaja nuk janë duke marrë oksigjen të mjaftueshëm, mushkëritë tuaja fillojnë të kompensojnë dhe te punojnë më shumë për të rritur nivelin e oksigjenit.

Duart dhe këmbët i keni gjithmonë të ftohta
Kur jeni anemik qarkullimi i gjakut është i kufizuar. Ky qarkullim i kufizuar i gjakut në duar dhe këmbë, mund të shkaktojë ndjenjën e ftohtë dhe mpirje në këto pjesë.

Share Button