Ja si ndikon dielli në jetën tonë

Dielli ka anët e tij pozitive dhe negative. Kalimi i kohës në diell ka anët e veta pozitive dhe ato negative, të cilat do t’i mësoni më poshtë. Sipas një studimi të kryer në vitin 2013 nga Universiteti i Kolorados, zbuloi se drita natyrore e diellit rregullon ritmin e brendshëm të orës biologjike të trupit dhe standardizon ciklet tuaja të gjumit. Sipas studimit, ora juaj natyrore e gjumit koincidon me lindjen dhe perëndimin e diellit.

Humor më i lartë
Kërkimet tregojnë se dielli është i përbërë kimikisht për t’ju bërë të buzëqeshni. Sipas një studimi të vitit 2014 nga Shkolla e Mjekësisë së Harvardit ekspozimi në diell është i lidhur me çlirimin e kimikatit që na bën të ndihemi mirë, ashtu sikurse çlirohet sa herë që bëjmë ushtrime trupore. Megjithatë, studiuesit kanë paralajmëruar se ekspozimi i gjatë në diell mund të çojë në varësinë ndaj tij.

Një rritje e niveleve të vitaminës D
Nuk është sekret fakti që shpenzimi i kohës jashtë është një mënyrë e mirë për të marrë vitaminë D. Disa studime e kanë lidhur vitaminën D dhe rrezet ultra vjollcë me një shtim të rrezikut të sklerozës apo edhe gripit. Ekspozimi i tepërt ndaj diellit mund të ketë pasoja negative për trupin tuaj nëse shton më shumë seç duhet nivelet e vitaminës D.

Skuqje të papritur
Papritur mund të vini re se lëkura juaj merr ngjyrë të kuqe kur ekspozohet ndaj diellit. Reagimi i përskuqjes dhe kruarjes mund të ndodhë pavarësisht kohës së ekspozimit në diell. Reagime edhe më alergjike vijnë për shkak të sëmundjes së quajtur profiria, e njohur gjithashtu si sëmundja e vampirëve. Kjo shkaktohet nga mutacioni gjenetik ose problemi në mëlçi, duke sjellë lëkurë shumë të kuqe.

Lëkurë të plakur
Dielli mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e plakur përpara kohe. Këtu përfshihen rrudhat dhe pikat kafe në lëkurë. Me disa ndryshime të vogla të stilit të jetesës, si mbajtja e kapelave apo aplikimi i kremit kundër diellit çdo ditë, ju mund të mbroni lëkurën tuaj.

Përmirësim të akneve
Në doza të kufizuara dielli mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të caktuara të lëkurës. Për ironi, mënyra se si dielli ndihmon me problemet e lëkurës është e njëjta me atë të shkaktimit të kancerit në lëkurë. Dielli ul sistemin imunitar në lëkurë dhe kjo pakëson mbrojtjen kundër kancerit dhe rrit shanset tuaja të zhvillimit të melanomës.

Jetëgjatësi
Sipas një studimi të fundit të një universiteti në Suedi, shmangia e diellit mund të jetë po aq problematike për jetëgjatësinë sa konsumi i cigareve. Studimi, që analizoi 30,000 gra suedeze të moshës mbi 20-vjeçe, zbuloi se jetëgjatësia e atyre që shmangnin diellin ishte 2.1 vite më e shkurtër, transmeton Shqip. Gratë që ekspozoheshin më tepër në diell kishin rrezik më të ulët të prekjes nga sëmundje si skleroza, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Gjithsesi, ekspertët paralajmërojnë të mbani krem dielli, syze dhe kapela kur ekspozoheni ndaj diellit.

Share Button