Ja si mund të mësoni lehtësisht!

Dikush e ka hobi leximin e librave e të tjerë vetëm detyrë. Por kur nuk lexon me dëshirë edhe nxënia është e vështirë. Por si të veprojmë për të mësuar sa më lehtë?

Një nga metodat që është treguar shumë e suksesshme është ajo LPLMP, që në fakt janë disa hapa për të mësuar sa më mirë.

Hapi i parë (L) = Lexojmë sipërfaqësisht

Përmes leximit sipërfaqësor krijohet pasqyra e asaj që do të lexojmë para se të zhytemi në përmbajtjen e saj. Mënyra për krijimin e kësaj pasqyre është leximi i parathënies dhe i përmbledhjes, dhe nëse kjo nuk ju mjafton atëherë mund ta lexoni në shpejtësi tërë tekstin; pra lexoni shpejt vetëm titujt dhe ndonjë fjali.

Hapi i dytë (P) = Pyesni veten

Para se të filloni me shqyrtimin e hollësishëm të tekstit, parashtroni pyetje vetvetes që do t’ju orientojnë më tej. Përmes këtij hapi fitohet koncentrim dhe motivim më i madh. Parashtrimi i pyetjeve gjatë të mësuarit do t’ju ndihmoj në përgatitje për testim apo provim. Nëse sado pak e njihni profesorin tuaj, mund të filloni të mendoni se çfarë kërkon ai nga ju.

Hapi i tretë (L) = Lexoni me kujdes dhe përqendrim

Leximi është hapi që do t’ju merr më së shumti kohë, por nuk është i domosdoshëm dhe më i rëndësishmi. Për të arritur rezultate, gjatë leximit është me rëndësi t’ju përmbaheni këtyre rregullave:

Koncentrimi. Të dyja këmbët duhet t’i keni në dysheme, dhe lexoni sa më shpejt që të mundeni.
Gjeni kuptimin kryesor. Ky është niveli i parë gjatë leximit. Nëse nuk e gjeni kuptimin kryesor, nivelet e tjera nuk do mund ta kompensojnë këtë.
Nënvizoni dhe shënjoni atë që duhet mbajtur në mend dhe të cilën dëshironi menjëherë ta shihni gjatë përsëritjes.

Hapi i katërt (M) = Mbaj mend

Ekzistojnë dy mënyra të efektshme të të mbajturit mend:
Filloni të mësoni përmendësh duke riprodhuar me fjalët tuaja. Kur ta përfundoni leximin e kapitullit apo të librit që mësoni, mund ta shpjegoni tekstin me fjalët tuaja, e kështu do të rrisni nivelin e të mbajturit mend.
Mundohuni të mbani shënime gjithçka mendoni se është e erëndësishme. Gjatë leximit shënoni vërejtjet tuaja në këndin e fletës lidhur me mendimet kryesore të shprehura në libër.

Hapi i pestë (P) = Përsëritja

Përsëritja është pika më e rëndësishme e metodës LPLMP. Edhe njëherë lexoni sipërfaqësisht titujt dhe tentoni të rikojtoni gjërat më të rëndësishme, duke u hedhur nga një sy edhe shënimeve të nxjerra.

Çdo hap i kësaj metode është i rëndësishëm për të mësuarit e suksesshëm. Metoda LPLMP mund t’ju ndihmojë të mësoni në mënyrë më të efektshme, por siç ndodh edhe me çdo mënyrë tjetër të të mësuarit, kjo kërkon kohë dhe mund të caktuar. Por, është inkurajuese, që sa më shumë të mësoni, aq më shumë do të mbani në mend, sepse me kalimin e kohës do ta ushtroni këtë metodë dhe do ta fitoni shprehinë e të mësuarit.

Share Button