Ja si mund ta ndalim lemzën

Sapo kemi përfunduar së ngrëni një pjatë ushqim dhe papritur jemi sulmuar nga lemza. Pyesim veten pse ndodh që sa herë hamë shpejt, shpesh na kapë lemza? Çfarë është lemza?

Së pari, lidhur me atë se çka është lemza në të vërtetë. Edhe pse mund të mos duket kështu kur ajo zhurmë tërheqëse del nga fyti juaj, lemza në fakt fillon me diafragmën tuaj, muskulin pikërisht poshtë fytit tuaj, që kontrakton dhe zgjerohet si frymëmarrja juaj.

Lemza shfaqet kur diafragma juaj kontrakton në mënyrë më fort në vend se të kontraktojë më butë (siç do të duhej), duke shkaktuar një thithje të papritur të ajrit, e cila ndalet kur ngulfaten telat e zërit, duke shkaktuar zhurmën karakteristike “hik!”.

Pra, çka e bën diafragmën tuaj “të nevrikoset”, në rend të parë? Lemza shpesh ndodh kur hani shumë shpejt dhe gëlltitni ajër shtesë, pini pije të gazuara, apo hani shumë. Të gjitha këto gjëra mund të irritojnë diafragmën tuaj, duke shkaktuar të shkojë në spazmë.

Sa i përket lemzës së rastësishme apo të kohëpaskohshme që është më shumë e bezdisshme se sa alarmuese, kemi disa truqe që mund t’i provoni.

Pjesa e parë e shërimit të lemzës ka synim të sjellë më shumë dioksid karboni në gjakun tuaj, çka si pasojë ndihmon të relaksojë diafragmën tuaj. Kjo përfshin mbajtjen e frymës sa më shumë që mundeni, duke marrë frymë në një thes letre apo qese për një kohë të shkurtër, apo të pini shpejt një gotë ujë.

Mjetet tjera? Nuk jemi të sigurt nëse ka hulumtime klinike që e përkrahin përdorimin e tyre, por ka shumë njerëz që përbehen për efektin e këtyre. Ato përfshijnë gjëra si për shembull të pini ujë derisa qëndroni me kokë poshtë (nuk jemi të sigurt se si mund ta bëni një gjë të tillë), duke ngrënë një lugë sheqer (lugë kafeje), apo t’ju frikësojë (shastisë) dikush shumë.

Share Button