Ja se nga cila sëmundje prekeni nëse nuk lani dhëmbët

Çdo njeri minimumi duhet të lajë dy herë në ditë dhëmbët, në të kundërt rrezikohet nga sëmundje të ndryshme.

Një grup shkencëtarësh nga “University of Central Lancashire” në një studim të bërë theksojnë se nëse nuk tregoni kujdes maksimal për higjienën orale, mund të rrezikoni që të prekeni nga sëmundja e shekullit, Alzaimer.

Në studim është marrë një grup prej 20 personash që kishin probleme me dhëmbët. Pjesa më e madhe e tyre, kishin dhëmbët e palare, por nga ana tjetër sëmundjen e ndihmonin edhe mikrobet që mbajnë çamçakëzët.

Edhe kërkimet që u bënë tek kafshët kanë konfirmuar të njëjtin përfundim si tek qeniet njerëzore, se bakteret që dëmtojnë dhëmbët e gjejnë lehtësisht rrugën për të shkuar në tru dhe për të vrarë neuronet.

“Në kushte të tilla vizitat e vazhdueshme tek dentisti dhe higjiena vetjake janë më të rëndësishme sesa mund të keni menduar më para”, deklaroi doktori Sim Singhrao për “The Sun”.

Sëmundja Alzaimer, është “tharja” e një pjese të trurit, që sjell probleme me kujtesën, të menduarit dhe sjelljen.

 

Share Button