Ja se nga cila sëmundje ju mbron shega

Sëmundjet neurologjike mund të evitohen lehtë, vetëm duke ngrënë shegë. Konsumimi i rregullt i shegës do të mund ta mbrojë trurin nga sëmundjet neurologjike, si sëmundjen e Alzhaimer-it, ka treguar studimi amerikan, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “ACS Chemical Neuroscience”.

Dihet prej kohësh se shega është e pasur me antioksidues, dhe se ndihmon te problemet e zemrës.

Shega është e mirë edhe si ushqim kundër plakjes së hershme të organizmit, dhe është në gjendje t’i mbrojë qelizat e trurit, neuronet.

Ekspertët kanë vërtetuar se falë baktereve të mira në mikroflorë, prodhohen molekula, që kanë ndikim kundër inflamacioneve.

 

Share Button