Ja sa peshë duhet të shtojë një bebe gjatë 12 muajve të parë të jetës

Ndonëse nuk ekziston një kufi i mirëpërcaktuar për peshën e fëmijës kur lind pranohet gjerësisht se mbi 2500 gram një fëmijë mund të quhet se ka peshë normale.

Pesha e fëmijës në lindje është e lidhur me disa faktorë të tjerë si: zgjatja e shtatzanisë, gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nënës, por rëndësi kanë edhe sëmundjet që mund të ketë kaluar nëna gjatë shtatzënisë.

Që në ditët e parë pasi fëmija ka ardhur në jetë, fillon të shtojë në peshë dhe kjo është shenjë treguese e një fëmijë shëndetplotë.
Menjëherë pas lindjes foshnja pëson një rënie të lehtë në peshë, por kjo rënie zgjat për 3-5 ditë. Gjatë ditëve të para ai humbet 150 deri në 300 gram dhe ky fenomen është mëse normal, – shkruan Living.

Nëse foshnja humbet më shumë gram brenda ditëve të para mund të jeshë shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje të mundshme ose thjesht fëmija nuk po pi qumësht mjaftueshëm.
Ja sa duhet të shtojë një bebe nga muaji i pare deri ne të 12-in.
Muaji 1-rë 600 gram,
muaji 2-të 900 gram,
muaji 3-të e 4-të 750 gram,
muaji 5-të e 6-të 600 gram,
muaji 7-të – 9-të 450 gram,
muaji 10-të – 12-të 300 gram. burimi: kidstime.al

Share Button