Ja sa përdorues ka Facebook

Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit social Facebook, ka treguar të dhënat e fundit nga të gjitha aplikacionet që kompania e tij ka krijuar.

Komuniteti i Facebook’ut tani ka më shumë se 1.59 miliard përdorues aktiv në muaj, ndërsa 1.44 miliard e përdorin këtë në telefona.

Një miliard njerëz e përdorin WhatsApp, ndërsa 19 milionë njerëz, që më parë nuk kanë pasur qasje në internet tani janë të lidhur përmes internet.org.

Ai po ashtu ka njoftuar se 400 milionë përdorues aktiv e përdorin rrjetin tjetër social, Instagram, dhe 800 milionë përdorues aplikacionin e mesazheve Messenger.

Rritja e Facebook’ut në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, rrjeti i njohur social ka fituar 1.56 miliard dollarë, për dallim nga tremujori i kaluar që ishte 701 milionë dollarë.

Të ardhurat totale të kompanisë për një vit u rritën për 44 për qind, në 17.9 miliardë dollarë.

Share Button