Ja sa ndikon vitamina D në shëndet

Çdonjëri duhet të konsumojë Vitaminë D e sidomos në vjeshtë dhe në dimër, kanë këshilluar ekspertët e shëndetit publik në Angli dhe Uells.

Madje një raport i komisionit të qeverisë ka rekomanduar të përdoren rreth dhjetë mikrogramë të vitaminës në ditë.vitamina-d-y-el-sueno

Por, zyrtarët janë të shqetësuar që kjo nuk mund të arrihet vetëm përmes dietës sidomos kur drita e cila ndihmon në prodhimin e vitaminës D, është e pakët në këto stinë. Sasia e ulët e Vitaminës D mund të shkaktojë që fëmijët të kenë eshtra të brishtë.

Sasi të kësaj vitamine mund të gjendet në ushqimet si vaji i peshkut dhe vezët. Për shumicën e njerëzve, grumbullimi i saj në trup bëhet nga ekspozimi i dritës në lëkurën e tyre.

Gjatë një hulumtimi të bërë është zbuluar se një në pesë njerëz të rritur dhe një në gjashtë fëmijë kanë nivele të ulëta të vitaminës D e cila rregullon sasinë e kalciumit dhe fosfatit që ndikon në mbrojtjen e eshtrave dhe muskujve.alimente_vitamina_D

Mungesa e saj ndikon që eshtrat e fëmijëve të jenë të jenë të butë dhe të dobët si dhe të deformohen gjatë rritjes. Ndërsa, te të rriturit ndikon në dhimbjen e eshtrave dhe muskujve.

vitamina-DProfesor Peter Selby, ka thënë se të gjithë njerëzit duhet të përdorin vitaminë D për t’i shmangur problemet me thyerjen e kockave dhe eshtrave. Madje, njerëzit të cilët janë më pak të ekspozuar ndaj diellit duhet të marrin rregullisht shtesat e kësaj vitamine gjatë tërë vitit.

Gjithashtu, ata kanë zbuluar që njerëzit të cilët përdorin krem kundër diellit nuk do të munden të prodhojnë vitaminë D.

Nivelet e ulëta të saj ndikojnë që të jemi më të rrezikuar ndaj kancerit, sulmeve të zemrës dhe sklerozës.

Share Button