Ja sa duhet të paguani për të marrë patentë tani!

Udhëzimi i ri për përcaktimin e tarifës për pajisjen me leje drejtimi ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme.

Udhëzimi u lëshua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj.

Ai hyri në fuqi menjëherë pas publikimit në FletorenZyrtare, ku thuhet:

Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për drejtimin e automjeteve është si më poshtë:
a) për leje drejtimi të kategorisë am, a1, a2, a 3000 (tre mijë) lekë;
b) për leje drejtimi të kategorisë b1, b 4500 (katërmijë e pesëqind) lekë;
c) për leje drejtimi të kategorisë c1, c 2000 (dy mijë) lekë; ç) për lejedrejtimi të kategorisë d1, d 3000 (tremijë) lekë;
d) për leje drejtimi të kategorive b96, be, c1e, ce, d1e, de 3000 (tre mijë) lekë.
Në fund thuhet se “ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare”, e cila është botuar më 9 mars 2017.

Share Button