Ja pse nuk duhet të pini paracetamol kur jeni me grip

Përdorimi i paracetamolit nuk ka efekte në lehtësimin e gripit. Në kundërshtim me atë që mund të rekomandojnë mjekët, tableta shumë e përdorur nuk redukton ethet apo simptomat e tjera si dhimbjet e kyçeve dhe muskujve.

Studiuesit thonë se në 40 raste të të sëmurëve me grip nuk u vu re asnjë ndryshim pas trajtimit me paracetamol për pesë ditë. Studimi është kryer në Zelandën e Re.

Studiuesit kanë nisur kërkimet lidhur me efektin e paracetamolit te të sëmurët me grip, pasi një sërë studimesh të mëparshme kishin treguar se te kafshët e prekura nga kjo sëmundje, trajtimi me paracetamol në disa raste çonte në ngordhjen e tyre.

“Ne gjetëm se te njerëzit paracetamoli nuk është i dëmshëm, por pacienti nuk ka asnjë përfitim shëndetësor nëse e përdor”, thonë autorët e studimit.

 

Share Button