Ja pse nuk duhet të flini shumë në fundjavë

Në fundjavë na pëlqen të bëjmë disa orë më shumë gjumë se zakonisht. Ekspertët paralajmërojnë se, ky zakon mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë.

Një orar jo i rregullt i gjumit mund të rrisë rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës, thuhet në një studim i ri.

Të kesh një orar tjetër të gjumit gjatë ditëve të punës dhe një orar tjetër gjatë ditëve të lira apo fundjavës, është e njohur si “lodhja ekstreme”. Ky proçes, i ç’rregullon ritmet kardiake duke çuar në çrregullime shëndetësore.

Dr. Patricia Wong nga Universiteti i Petersburgut, udhëheqëse e studimit, tha për “Reuters” se: “Lodhja ekstreme sociale është një çrregullim kardiak, i cili ndodh kur njerëzit duhet të zgjohen herët për të shkuar në punë dhe më pas gjatë fundjavave flenë më shumë, duke ndryshuar orarin e orës biologjike të trupit”

Share Button