Ja pse nuk duhet ta përdorim celularin në prani të bebeve

Përdorimi i celularit në prani të foshnjave ka një ndikim të theksuar në rritjen e shpërqëndrimit të vëmendjes tek fëmijët. Sipas një studimi të realizuar nga një grup priskologesh, rezulton se disa foshnje e kanë të vështirë të fokusohen në prindërit e tyre ose në gjëra të tjera përderisa janë duke luajtur me ta.

Studimi është i pari që tregon një lidhje të drejtpërdrejtë mes të celularit dhe vëmendjes së foshnjës. Kjo mund të shërbejë si një paralajmërim për shumë prindër të cilët mundohen të kujdesen për foshnjat e tyre dhe njëkohësisht t’i mbajnë sytë në celularë.

“Aftësia e fëmijës për të rritur vëmendjen është aq e rëndësishme sa që mund të ndikojë në suksesin e mëvonshëm në jetë, si aftësinë për të folur, aftësinë për të zgjidhur problemet dhe aftësitë e tjera njohëse”, tha Chen Yu nga Universiteti i Indianas, i cili e udhëhoqi studimin.

Share Button