Ja pse ekzistojnë 4 ngjyra të ndryshme të pasaportave në botë

Në të gjithë botën ka 4 ngjyra kryesore të pasaportave dhe secili vend ka arsyet e veta për përzgjedhjen e ngjyrës.
Ngjyra e pasaportës së shtetit tuaj nuk është thjeshtë një rastësi, por ka një kuptim.

Pasaporta e kuqe

Kjo është ngjyra më e zakonshme e pasaportave. Pasaportat me një mbulesë të kuqe janë zgjedhur nga vendet që kanë ose kanë pasur një sistem komunist.
Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, Rumanisë, Polonisë, Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe. Vendet anëtarë të Bashkimit, përveç Kroacisë, përdorin pasaporta me nuanca të tjera të ngjyrës së kuqe.
Vendet e interesuara për tu anëtarësuar në BE si Shqipëria, Maqedonia, Turqia, vitet e fundit kanë ndryshuar formatin e pasaportës së tyre.

Pasaporta blu

Kjo është ngjyra e dytë më e përhapur për pasaporta. Ngjyra blu e tyre simbolizon ‘botën e re’.

Pasaporta jeshile

Shumica e vendeve myslimane kanë pasaporta jeshile duke përfshirë vende të tilla si Arabia Saudite, Pakistani, Maroku etj.

Pasaporta e zezë

Kjo është edhe pasaporta me e rrallë. Pasaporta e zezë përdoret në disa shtete afrikanë si Zambia, Kongo, Çad, Malawi etj.
Gjithashtu përdoret edhe në Zelandën e Re, pasi për ta ngjyra e zezë është ngjyrë kombëtare.

Share Button