Ja përse nuk duhet të publikoni foto të fëmijëve ne Facebook

Të gjitha nënat, të arsimuara apo shtëpiake, duhet ta marrin në konsideratë këtë studim. Studimi tregon se, nëse ju shpesh postoni fotot e fëmijëve tuaj në Facebook dhe nuk merrni shumë mesazhe pozitive apo pëlqime, ju rrezikoni të prekeni nga depresioni.

Kjo vjen pasi nënat krijojnë një pritshmëri tjetër kur publikojnë foton e fëmijës së tyre. Studimi ka marrë si shembull një grup të veçantë të nënave me arsim të lartë, të martuara dhe të punësuara në New York.

Nga ky studim ka rezultuar se në momentin që këto nëna postonin foto të fëmijës së tyre, ato përjetonin një presion shoqëror nga frika e reagimit si dhe një gjendje emocionale të fortë.

Profesori i Shkencave të Njeriut, nga Universiteti i Ohaio, ka bërë një intervistë me 127 nëna.

Ai ka thënë: “Nënat e reja që janë aktive në Facebook, duhet të tregojnë kujdes dhe të mundohen të mos postojnë shpesh foto të fëmijëve, sepse në fund do të jenë ato të lënduarat duke përjetuar një gjendje depresive”

Share Button