Ja për çfarë mund ta përdorim sodën e bukës

Shumë pak prej nesh i dinë të gjitha sekretet e përdorimit të bikarbonatit të natriumit.

E quajtur ndryshe si soda e bukës, në kulturën popullore ajo mund të gjejë përdorim thuajse kudo: nga kujdesi për higjienën personale, te mjekimet apo detergjent për pastrimin e shtëpisë.

Në fakt, ajo mund të përdoret me shumë efikasitet për pastrimin e shtëpisë. NjiHuni më gjerësisht me përdorimin e sodës në përditshmërinë tuaj.

Tretja

Një nga përdorimet tipike të bikarbonatit të natriumit është ai i favorizimit të tretjes së ushqimit. Në këto raste është më mirë që të mos tretet në ujë. Mirë është të hidhet në një lëng portokalli apo limoni.

Dhëmbët

Mund ta përdorini në vend të pastës së dhëmbëve duke e hedhur në furçën që më parë e keni lagur. Dhëmbët do të jenë të bardhë dhe të mbrojtur, njësoj sikur të jenë larë me pastën tuaj të përditshme.

Bikarbonati largon aciditetin e ushqimeve nga goja dhe formon një shtresë mbrojtëse në zmaltin e dhëmbëve. Por sipas mjekëve, kjo lloj mënyre nuk duhet aplikuar më shumë se dy ose tri herë në javë, sepse rrezikon të prishë zmaltin e dhëmbëve.

Era e keqe

Hidhni një lugë sode në një gotë uji dhe bëni shpëlarje të gojës. Edhe pse ke ngrenë më parë ushqime me erë të rëndë, goja do të jetë sërish e freskët dhe pa aromë të keqe.

Këmbët

Mbrëmjeve kur këmbët janë të ënjtura dhe të lodhura “masazhet” me përdorimin e bikarbonatit të natriumit janë shumë të këshillueshme. Mjafton të shtoni në ujë 2 lugë sodë për çdo litër ujë dhe t’i mbani këmbët në të për dhjetë minuta.

Nëse keni probleme me kallot përgatisni një përzierje me sodë dhe ujë dhe vendoseni mbi kallo. Në këtë mënyrë shërben si një “skrub” për eliminimin e qelizave të vdekura, duke u dhuruar këmbëve butësi.

Myku

Kush vuan nga myku e di mirë, që kruajtja në disa raste bëhet thuajse e padurueshme. Shumë gjinekologë këshillojnë të lahen pjesët intime me ujë dhe sodë për të larguar djegien.

Ndërkaq, bikarbonati synon të ristabilizojë pehazhin e mukozës vaginale. Është e mjaftueshme një lugë sodë në një litër ujë të ftohtë.

Pastrimi i shtëpisë

Dihet që sot në treg ekzistojnë shumë produkte për pastrimin e shtëpisë. Të gjithëve na jepet mundësia të zgjedhim mes detergjenteve specifike, ekologjike, ekonomike, me emër firme të njohur apo jo. Në të vërtetë, kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, duhet të kujtojmë se “mjetet” më të mira për t’u përdorur janë ato të dikurshme, kur nëpër shtëpi gjeje vetëm produkte të thjeshta e natyrale.

Bikarbonati i natriumit (soda) është njëra prej tyre (bashkë me limonin, vajin dhe uthullën). Derivat i acidit karbonik, ajo njihet si një pastruese e fuqishme. Është në gjendje të neutralizojë substancat alkaline dhe ato acide.

Kjo e bën atë një deodorant natyral, që mund të përdoret shumë mirë për të luftuar bakteret. Për më tepër është shumë ekonomike dhe në shtëpi mund të përdoret për mënyra të ndryshme.

 

Share Button