Ja lidhja e trurit me personalitetin

Disa trajta të personalitetit mund të jenë të lidhura me forcën e disa lidhjeve të veçanta të trurit.

Një studim i Universitetit të Bonit dhe të Arizonës analizon aftësitë elektrike dhe kimike të striatit, një strukture nënkortilale në tru, që aktivizohet nga stimuj që lidhen me shpërblime të mëparshme, që kanë krijuar dy karakteristika të qëndrueshme të personalitetit.Një hipotezë e mëparshme thoshte se striati ventral kishte si funksion ndërveprimin e strukturave limbike dhe motorike.

Rezultatet e kërkimeve aktuale sugjerojnë se organizimi i fibrave nervore të rrjetit subkortikal në hipokampus, amigdalë dhe striat ventral, lidhen me ndryshimet individuale të personave që kërkojnë ndjesi të reja, kundrejt rrjetit mes korteksit ballor dhe striatit që lidhen me ndryshimin e personave përsa i përket pranueshmërisë sociale. Puna e trurit për kërkimin e ndjesive të reja është një tendencë si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët.

“Kërkuesit e ndjesive të reja” klasifikohen si tipar më vete i personalitetit, si dëshirë për të eksperimentuar situata të reja, për t’u vënë në provë, për të rrezikuar, për të patur ndjesinë e ekzistencës. Kërkuesit kanë përdorur një teknikë të njohur si Tratografia (DT-MRI), një proçedurë moderne neuroimazhesh, e bazuar në rezonancën magnetike nukleare, e aftë për të parë “in vivo” në mënyrë joevazive, informacione të detajuara mbi organizimin dhe orientimin struktural të fibrave të substancës së bardhë të trurit. Këtë analizë e bënë 20 vullnetarë të shëndetshëm, që më parë kishin plotësuar një pyetësor për vlerësimin e sjelljeve në kërkim të ndjesive të reja dhe konformizmit social.

Duke vlerësuar parametrat, kërkuesit gjetën një korelacion: individët që duan dhe kërkojnë vazhdimisht ndjesi të reja, kishin lidhje nervore të zhvilluara mes hipokampusit, amigdalës, striatit ventral dhe të mesëm (sidomos në hemisferën e majtë të trurit). Amigadala modulon akivitetin e hipokampusit dhe striatit ventrial në rastin e kërkimit të ndjesive të reja. Nga ana tjetër, fibrat e zonës kortikale ballore në striat organizojnë dëshirën e njohjeve sociale.

Ky studim ndihmon në njohjen e fazave të ndryshme të sjelljes së motivuar, të lidhjes mes të resë, motivimit, kujtesës, dhe hedh bazat për kërkimin e lidhjeve neurobiologjike të kushteve klinike ku janë të implikuara striatet, të tilla si depresioni madhor apo abuzimi e drogat.

Share Button