Ja kush është futbollisti më i mirë shqipëtar

Në Asamblenë e përgjithshme të zakonshme të zhvilluar sot, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka ndarë çmimet dhe titujt e akorduar për Vitin 2015 ndaj sportistëve të mirënjohur shqiptar.

Ku mes tyre është vlerësuar dhe mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj. Futbollisti Korçar është vlerësuar me çmimin “Lojtari më i mirë i vitit 2015” për paraqitjen e tij pozitive me fanellën e kampionëve.

Çmimet dhe titujt e akorduar

Sabjen Lilaj – Lojtari më i mirë i vitit 2015
Mikel Janku – Nderi i Futbollit Shqiptar
Sokol Kushta- Nderi i Futbollit Shqiptar
Shkëlqim Muça- Legjenda e Futbollit Shqiptar
Ylli Shehu- Legjenda e Futbollit Shqiptar Andrea Marko- Titull Mirënjohjeje
Krenar Aliahmeti – Titull Mirënjohjeje

Share Button