Ja kush do të kandidoj përballë Edi Ramës

Deputeti i PS, Ben Blushi ka deklaruar se punën e kreut të PS e bën më mirë se Edi Rama.

“Unë besoj te liria. Mendoj se këtë punë e bëj më mirë se Edi Rama. E bëj partinë e hapur, kolegjiale. Të gjitha vendimet e marra edhe në Parlament janë vendime personale të Edi Ramës”, u shpreh Blushi.

Blushi tha se në grupin parlamentar të PS janë 10 më të pasurit në Shqipëri.
“Kam të dhëna se zgjedhësit po trukohen. Duhet të ketë një proçes të drejtë delegatësh”
“Kam dashur të flas, por nuk kam ku të flas” tha kanditat i vetshpallur përpara Ramës,i cili akuzoi Ramën dhe aparatin e PS se gjithmonë e më rrallë bën mbledhje asambleje ku socialistët mund të flasin.

Gjithashtu deputeti i Lezhës, Eduard Ndocaj thuhet se do të kandidojë përballë Edi Ramës për postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Kongresin e PS.

Lajmi është dhënë nga burime pranë deputetit, sipas të cilave ky vendim vjen me qëllim ndryshimin e PS dhe mbajtjen e premtimeve të bëra në 2013.

Nuk ka konfirmim zyrtar në lidhje me këtë kandidim të Ndocajt i cili vitin e fundit është bërë pjesë e politikës aktive në Shqipëri.

Kongresi i PS pritet të mbahet më 19 mars 2016.

Share Button