Ja kandidatët për president të FIFA’s

FIFA zyrtarisht ka konfirmuar 5 kandidatët për të zëvendësuar Sepp Blatterin.
Komisioni Zgjedhor i FIFA-s ka konfirmuar emrat e pesë kandidatëve për postin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, më 26 shkurt.

Emrat e tyre janë Prince Ali Bin Al Hussein nga Jordania, sheiku Salman Bin Ebrahim Al Khalifa nga Bahrejn, Jerome Champagne nga Franca, Gianni Infantino nga Italia dhe Tokyo Sexwale nga Afrika e Jugut.

Sepp Blatter do të largohet nga posti në mes të një skandali të madh të korrupsionit ku ai dhe homologu i tij nga UEFA, Michael Platini janë pezulluar nga detyrat përkatëse pas realizimit të një pagese të jashtëligjshme mes tyre.

Share Button