Ja disa sëmundje që luftojnë hurmat

Hurmat janë një ndër frutat më të preferuara të vjeshtës. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale, gjë e cila i bën ato mjaft të mira për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe për të parandaluar disa sëmundje.

Ja përfitimet e hurmës:
Ka pak kalori: 100 gr hurmë përmban rreth 70 kalori. Kjo e bën hurmën një frut dietik dhe të këshillueshme për personat që duan të bien në peshë.

Ka veti antioksidante:hurma është e pasur me vitamina A, beta-karroten, zea-xanthinë, likopen etj. Ajo lufton radikalet e lira në trup dhe parandalon hemoragjinë nga enët e gjakut. Vetitë antioksidante të hurmës parandalojnë shenjat e plakjes gjithashtu.

Burim vitaminash dhe mineralesh: hurmat janë të pasura me vitaminë A, vitaminë C, vitamina B-kompleks, me minerale si mangan, bakër, kalium etj. Të gjitha këto vitamina dhe minerale janë të dobishme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve.

Parandalon diarenë, kapsllëkun dhe hemorroidet: hurma është e pasur me fibra dietike të cilat lehtësojnë lëvizjen e zorrëve dhe parandalojnë problemet e lidhura me to.

Lehtëson simptomat e të ftohurës dhe gripit: hurma është e pasur me vitaminë C, kjo vitaminë ka veti anti-inflamatore dhe lufton infeksionet.

Shmang mbajtjen e lëngjeve në trup: hurma është e pasur me kalium dhe kalcium. Ajo ka veti diuretike dhe parandalon mbajtjen e ujit në trup.

Rrit sistemin imunitar: përveç vitaminave dhe mineraleve që përmendëm më sipër, hurma është e pasur edhe me fruktozë. Hurma rrit sistemin imunitar, ju bën më energjik dhe do të ndiheni më pak të lodhur.

Share Button