Ja disa mënyra për të shmangur ftohjen gjatë vjeshtës

Para së gjithash, ftohjet ndodhin shkaku i uljes së temperaturave të ajrit.Për t’i shmangur ftohjet vjeshtore, përdorni këto këshilla të thjeshta.

HANI MJALTË DHE ÇOKOLLATË

Mjalti dhe çokollata forcojnë imunitetin, e po ashtu edhe disponimin. Është dëshmuar se disponimi ndikon pozitivisht në imunitetin e trupit. Në bazë të kësaj detyrimisht përfshini këto dy ushqime në menynë tuaj, t’i konsumoni në mëngjes.

ÇAMÇAKËZI

Çamçakëzi mundet t’ju mbrojë nga sëmundjet vjeshtore. Pra, ndihmon në pastrimin e fytit, e kjo do të thotë që trupi juaj ka më shumë gjasa për të hequr shenjat e para të sëmundjeve në orët e para të zhvillimit.

KONSUMONI BANANE

Bananet e përmirësojnë disponimin, që është shumë me rëndësi në vjeshtë, kështu që trupi të ketë forcën që t’i luftojë viruset e ndryshme. Pos kësaj, bananet janë të pasura me vitamina C, që është më se i nevojshëm në sezonin e ftohtë, e madje dhe për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës.

SHTONI KURKUMË USHQIMIT

Kurkuma shpesh përdoret si erëz për gjellët e ndryshme. Pos se ofron shijen interesante, e mbron edhe trupin prej ftohjeve. Të gjitha këto falë përbërësve që vrasin viruset dhe bakteret, përgatiti Express. (b.an)

Share Button